“Barcelona do ta bëjë gardën e nderit për Real Madridin”

  • 13 August 2017 - 10:22
“Barcelona do ta bëjë gardën e nderit për Real Madridin”

Barcelona dhe Real Madrid do të hapin sezonin e ri me ndeshjet zyrtare.

Katalonasit do të jenë mikpritës në Nou Camp të skuadrës madrliene me fillim në ora 22:00.

Por, siç e do rendi kampioni i Spanjës dhe Evropës duhet të pritet me nderime të larta gjatë hyrjes në fushë.

Futbollistët duhet të krijojnë të ashtuquajturën garden e nderit teksa mysafirët do të hynë në fushë.

Megjithëse, ende nuk është marrë ndonjë vendim rreth kësaj, 60 për qind e votuesve kundrejt 40 soshve në sondazhin e medieve spanjolle mendojnë që Barca do të respektojë në këtë formë Realin.

Theksojmë se edhe në të kaluarën ka pasur respektime të tilla ndaj njëri-tjetrit.

Vlen të ceket se ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu. 

(Kosova Sot)