Lamtumirë Real, Asensio në Premierligë? (Foto)

  • 13 August 2017 - 10:46
Lamtumirë Real, Asensio në Premierligë? (Foto)

Marco Asensio mund të transferohet në Arsenal gjatë kësaj vere

Sipas tabloidit britanik, The Mirror, Marco Asensio mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Ylli i ri spanjoll kërkohet nga skuadra e Arsenalit, e cila do të tentoj që ta transferoj brenda këtij muaji.

Asensio thuhet se do të bisedojë me drejtuesit e Real Madridit ku do të kërkoj kontratë të re nga Los Blancos, me një pagë më të madhe.

Nëse Reali ia plotëson këtë kërkesë, Asensio  nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Ai kërkohet edhe nga Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Barcelona. 

(Kosova Sot)