Lamtumirë Milan, Niang gjen klubin e ri (Foto)

  • 13 August 2017 - 13:53
Lamtumirë Milan, Niang gjen klubin e ri (Foto)

M'Baye Niang pritet që të transferohet te Torino

Aventura e sulmuesit francez, M'Baye Niang te skuadra e Milanit pritet të përfundoj shumë shpejtë.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Niang pritet që të transferohet te Torino.

Sinisa Mihajlovic, trajner i Torinos, dëshiron që të punoj serish me Niangun, të cilin e ka udhëhequr edhe në kohën sa ishte te Milan.

Niang, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Watford, ka kontratë me Milanin deri në vitin 2019. 

(Kosova Sot)