Reagimet emocionuese nga Messi dhe Ronaldo pas sulmeve terroriste në Barcelonë (Foto)

  • 17 August 2017 - 23:11
Reagimet emocionuese nga Messi dhe Ronaldo pas sulmeve terroriste në Barcelonë (Foto)

Një sulm terrorist i ndodhur në Barcelonë ka tronditur gjithë botën.

Përveç politikanëve nga e gjithë bota, aktorëve apo njerëzve tjerë, kanë reaguar edhe yjet e futbollit.

Dy rivalët më të mëdhenj në botën e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo më në fund kanë të njëjtin mendim.

Që të dy kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe kanë dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Barcelonë.

“I tronditur me lajmet që vijnë nga Barcelona. Mbështetja ime e plotë dhe solidarizohem me familjen dhe miqtë e viktimave”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në profilin e tij në ‘Twitter’.

Ndërkohë ka reaguar edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi pas sulmit terrorist.

“Unë dua t’i dërgoj ngushëllimet e mia dhe mbështetjen time të plotë për familjet dhe miqtë e viktimave të sulmit të tmerrshëm terrorist që ndodhi në Barcelonën tonë të dashur. Çdo akt i dhunës duhet refuzuar”

“Ne nuk do të dorëzohemi, ne jemi shumë më tepër të cilët duam të jetojmë në një botë paqësore, pa urrejtje dhe ku respekti e toleranca janë baza të bashkëjetesës”, ka qenë reagimi emocional i Messit në Instagram.

/

 

Consternado com as notícias que chegam de Barcelona. Todo o apoio e solidariedade a família e amigos das vítimas.

(Kosova Sot)