​Strakosha tregon nëse ka konkurrencë me Berishën në Kombëtare

  • 18 August 2017 - 10:44
​Strakosha tregon nëse ka konkurrencë me Berishën në Kombëtare

Thomas Strakosha ka folur për konkurrencën e tij me Etrit Berishën në Kombëtaren shqiptare

Trajneri i ri i Shqipërisë, Christian Panucci do të ketë të vështirë të zgjedh në mes të Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.

Berisha është portier i parë te Atalanta, ndërsa Strakosha te Lazio, ku së fundmi fitoi Superkupën e Italisë, duke mposhtur Juventusin.

Por, ky i fundit insiston se në Kombëtare nuk ka konkurrencë me Berishën.

“Me Etritin jemi shokë. Më dërgoi edhe mesazh urimi për fitoren. Në Kombëtare s’ka konkurrencë”, shprehet Thomas Strakosha në një intervistë për Top Channel. 

(