Allegri: Pesë-gjashtë ekipe luftojnë për titull

  • 18 August 2017 - 15:30
Allegri: Pesë-gjashtë ekipe luftojnë për titull

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai do të kërkojë baraspeshë dhe qetësi nga skuadra në mënyrë që të sigurohen rezultate të mira.

Juventusi lëshoi nga dora Superkupën duke u mposhtur nga Lazio, por Allegri beson se asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për Juven.

“Nuk dua të flas për merkaton. Me rëndësi të nisim mirë gjatë ditëssë nesërme sepse ne kemi një fund të vështirë të sezonit, me tri ndeshje të drejtpërdrejta në gjashtë ndeshjet e fundit”.

“Ne duhet të rifitojmë besimin. Lazio fitoi me meritë sepse ne ishim më pak të përkushtuar se ata”.

“Do të jetë kampionat më i baraspeshuar dhe do të ketë pesë – gjashtë ekipe që do të luftojnë për titull”.

“Ne duhet të jemi më të baraspeshuar në punën tonë dhe do të na duhet shumë për t’u fokusuar. Ne duhet të luftojmë në të gjitha frontet në mars dhe me balance e qetësi do të shkojmë larg në të gjitha frontet”, potencoi Allegri.

(Kosova Sot)