Fillojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Interit për Shkodran Mustafin

  • 18 August 2017 - 16:45
Fillojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Interit për Shkodran Mustafin

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Është gjiganti italian, Inter që po tenton të bëjë transferimin e mbrojtësit shqiptar me pasaportë gjermane.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio që ka raportuar se Inter dhe Arsenal kanë pasur bisedime për lojtarin me origjinë shqiptare.

‘Neroazzurrët’ janë duke tentuar transferimin e një mbrojtësi të madh për ta kompletuar repartin defensivë.

Kësisoj Mustafi shihet si zgjedhja ideale dhe kjo ka bërë që Inter të fillojë bisedimet me klubin londinez për reprezentuesin e Gjermanisë.

Por BBC Sport ka shkruar se Arsenal nuk e ka në shitje qendërmbrojtësin edhe pse ky i fundit kishte disa probleme me lëndime në fund të edicionit të kaluar.

Wenger e vlerëson shumë yllin shqiptar dhe për të pagoi mbi 40 milionë euro duke e transferuar nga Valencia.

Shkodran Mustafi sa ishte pjesë e kampionatit italian me fanellën e Sampdorias

Arsenal do ta lë të lirë të largohet mbrojtësin Gabriel Valencia në drejtim të klubit spanjoll Valencia dhe nuk dëshiron shitjen e Mustafit.

Gjithnjë sipas BBC, Mustafi mund t’i bashkohet Interit vetëm nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro dhe Arsenal do të ketë mundësinë për ta zëvendësuar atë me një tjetër mbrojtës me emër.

Në rast se nuk arrin transferimin e Mustafit që është zgjedhja e parë për Luciano Spallettin, Inter do të rikthehet kah francezi Elaquim Mangala.

Kujtojmë që Mustafi edhe më parë ka luajtur në Serie A, duke veshur fanellën e Sampdorias.

(Kosova Sot)