“Topi i Artë? Neymar do t’i japë fund dominimit të Messit e Cristianos”

  • 18 August 2017 - 16:52
“Topi i Artë? Neymar do t’i japë fund dominimit të Messit e Cristianos”

Valderrama beson se Neymari një ditë do t’i fitojë të gjitha çmimet e mëdha individuale, duke përfshirë këtu edhe “Topin e Artë”, diçka që aktualisht po e bëjnë Messi e Cristiano.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar “Topin e Artë” për nëntë vite me radhë si dhe shumë çmime tjera individuale, duke qenë të paarritshëm.

Por, legjenda e Kolumbisë, Carlos Valderrama, beson se tani është Neymari ai që do t’i japë fund dominimit të argjentinasit e portugezit.

“Topi i Artë? Përveç Messit e Cristianos, është një tjetër që tani do të hyjë në garë për atë... Neymar”, tha Valderrama.

Braziliani mund të jetë kandidat për këtë çmim sezonin e ardhshëm, derisa për vitin 2017 Roanldo shihet si favorit, çka do të barazonte Messin me pesë “Topa të Artë”.

Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro dhe të shumtë janë ata që tani mendojnë se duke mos qenë nën hijen e Messit, braziliani do të jetë kandidat serioz për çmimet individuale, duke sfiduar Messin e Cristianon. 

(Kosova Sot)