Asensio në PSG? Kështu përgjigjet talenti spanjoll

  • 18 August 2017 - 16:59
Asensio në PSG? Kështu përgjigjet talenti spanjoll

“Faleminderit, por jo”, u përgjigj Asensio kur u pyet për një transferim të mundshëm te PSG-ja.

Mesfushori i talentuar i Real Madridit, Marco Asensio, ka thënë se nuk e ka ndërmend që ndonjëherë të largohet nga “Mbretërit”.

Asensio shkëlqeu edhe në këtë fillim të sezonit, duke shënuar dy gola spektakolar ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës dhe ka përsëritur se nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“PSG? Faleminderit, por jo. Jam në vendin më të mirë, aty ku dua të jem. I jam mirënjohës Real Madridit që besoi në mua”, ka deklaruar Asensio. 

(Kosova Sot)