Arsenali i përgjigjet Interit për Mustafin (Foto)

  • 18 August 2017 - 17:58
Arsenali i përgjigjet Interit për Mustafin (Foto)

Interi ka marrë përgjigje negative nga Arsenali për Shkodran Mustafin.

“Sky Sports” raportoi gjatë ditës së trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e pëlqen shumë mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe e dëshiron në “San Siro”.

Por, është sërish “Sky Sports” tani që raporton se “Topçinjtë” i kanë thënë jo Interit për Mustafin, që fillimisht deshën ta huazojnë me të drejtë blerje në fund të sezonit.

25 vjeçari u transferua në Premierligë në gusht të vitit 2016 nga Valencia për 35 milionë funte dhe “Topçinjtë” nuk do të heqin dorë nga shqiptari për një ofertë më të ulët.

Mustafi bëri 26 paraqitje në Premierligë për Arsenalin sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola. 

 

(Kosova Sot)