Zyrtare: Tottenhami nënshkruan me Sanchezin

  • 18 August 2017 - 19:13
Zyrtare: Tottenhami nënshkruan me Sanchezin

Tottenhami e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ajaxin për mbrojtësin kolumbian Davinson Sanchez.

Lojtari që kishte ardhur nga Kolumbia në vitin 2016, brenda kampionatit zhvilloi 47 ndeshja she shënoi 7 gola.

Sanchez ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Ajaxit sezonin e shkuar.

“Dua ta falënderoj trajnerin, menaxhementin, lojtarët dhe fansat e Ajaxit. Është lëvizje e madhe për karrierën time”.

“Jam i ngazëllyer me nënshkrimin me një klub të famshëm siç është Tottenham Hotspur. Mezi po pres të takohem me trajnerin Mauricio Pochettino dhe të fillojë punën me të”, ka thënë Sanchez.

Flitet se Tottenham ka paguar afër 40 milionë funte. 

(Kosova Sot)