Tapë në makinë! Futbollisti shqiptar bën për spital 3 persona, policia e çon në burg (Foto)

  • 18 August 2017 - 19:23
Tapë në makinë! Futbollisti shqiptar bën për spital 3 persona, policia e çon në burg (Foto)

Ishte duke udhëtuar me makinën e tij Mercedes dhe nën efektin e alkoolit, por gjatë rrugës ka përplasur një makinë, duke lënë të plagosur 3 persona.

Është ky bilanci i aksidentit automobilistik që i ka ndodhur futbollistit shqiptar Elvis Kabashi, ish lojtar i Juventusit, i cili vite më parë refuzoi madje edhe kombëtaren shqiptare.

Aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Forte dei Marmi në një provincë të Italisë. 24 vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin tej normave të shpejtësisë. Si pasojë e kësaj të fundit, shqiptari ka goditur nga prapa një automjet dhe ka plagosur drejtuesin, një turist arab.

Tapë në makinë! Futbollisti shqiptar bën për spital 3 persona, policia e çon në burg (Foto)

Por pas goditjes, makina e tij ka “fluturuar” në korsinë tjetër dhe ka goditur një motor duke lënë të plagosur dy persona të tjerë, një vajzë dhe një burrë 41 vjeçar.Vajza 33 vjeçare ndodhet në reanimacion, në gjëndje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar Kabashin, si dhe ka evidentuar se ai ishte në gjëndje të dehur.

(Kosova Sot)