Fjalët e para të Matuidit si bardhezi: Jam krenar që do ta vesh këtë fanellë

  • 18 August 2017 - 19:57
Fjalët e para të Matuidit si bardhezi: Jam krenar që do ta vesh këtë fanellë

Blaise Matuidi ka thënë se është i nderuar që do ta veshë fanellën e Juventusit.

Lojtari kaloi te Juve për shumën e 20 milionë eurove, ndërsa bonuset janë në vlerë 10.5 milionë euro.

“Jam shumë krenar dhe jam i lumtur që do ta veshi këtë fanellë. Mezi po pres t’i takoj shokët e ri të skuadrës, të futem në fushë dhe ta fillojë sezonin e ri me ekipin e ri”.

“Juventusi ka histori, histori të madhe, klub që ka pasur gjithmonë ambicie”.

“E kanë fituar titullin për kaq shumë vjet radhazi dhe kanë pasur sukses edhe në Evropë. Edhe unë i kam këto ambicie. Është një klub i madh dhe mund të them që jam i nderuar”.

“Mezi po pres ta ndihmojë këtë klub që ta vazhdojë të fitojë”, ka thënë Matuidi i cili i ka lavdëruar edhe francezët si Zinedine Zidane, Michel Platini dhe Didier Deschamps që kanë veshur më parë këtë fanellë.

(Kosova Sot)