Zyrtare: Gabriel kalon te Valencia

  • 18 August 2017 - 20:33
Zyrtare: Gabriel kalon te Valencia

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, ka nënshkruar në La Liga me Valencian për 11 milionë funte.

Ai largohet pas dy sezonesh në Emirates Stadium, kur u ble nga Villarreal për 15 milionë funte.

Lojtari luajti 64 ndeshje nën drejtimin e Arsene Wenger në dy sezone.

Nga 64 ndeshje ai i zhvilloi vetëm 15 nga fillimi në Ligën Premier.

Wenger pritet t’i largojë edhe Carl Jenkinsonin, Mathieu Debuchyn, Kieran Gibbsin dhe Jack Wilsheren.

Përveç Gabrielit janë larguar nga Arsenali edhe Yaya Sanogo te Toulouse dhe Wojciech Szczesny te Juventus. 

(Kosova Sot)