Shqipëria me një tjetër stadium modern? Ky është projekti (Foto)

  • 18 August 2017 - 23:43
Shqipëria me një tjetër stadium modern? Ky është projekti (Foto)

Shqipëria mund të ketë një tjetër stadium të ri modern i cili do të ndërtohet në qytetin jugor të vendit, në Tepelenë.

Projekti është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë së Tepelenës, aty ku thuhet se stadiumi do të mbajë emrin “Ali Pashë Tepelena”.

Pavarësisht se mbetet një projekt, kryebashkiaku socialist Tërmet Peçi ka një ide ambicioze, por mbetet ende për t’u parë nëse diçka e tillë do të kthehet në realitet, pasi bashkia e Tepelenës me siguri që nuk i ka fondet për të ndërtuar një stadium, e kësisoj ndihma e qeverisë është parësore.

” ALI PASHA ARENA, JA CILI ËSHTË PROJEKTI AMBICIOZ PËR STADUMIN E QYTETIT ”

Më poshtë do gjeni disa nga fotot e (rendera) projekt-prpozimit, të stadiumit nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Tërmet Peçi …”, shkruan postimi në faqen e Bashkisë Tepelenë.

(Kosova Sot)