Paulinho nuk ka shitur ende asnjë fanellë të Barcelonës (Foto/Video)

  • 18 August 2017 - 23:53
Paulinho nuk ka shitur ende asnjë fanellë të Barcelonës (Foto/Video)

Pas shitjes së Neymar, Barcelona reagoi me blerjen e Paulinhos, por kjo gjë nuk i bëri entuziast aspak tifozët balugrana.

Lojtari të enjten u prezantua para tifozëve, ku nuk ishin të pranishëm më shumë se 2 mijë.

Ai u ble për 40 milionë euro nga Guangzhou Evergrande, ku kishte një sezon të mirë.

.

Në dyqanin ku shiten fanellat e Barcelonës mund të gjesh fanella të Lionel Messi t me Nr.10, Luis Suarezit Nr.9 dhe Andres Iniestas Ne.8, por të Paulinhos me Nr.15 nuk gjen askund.

Goal.com ka pyetur shitësit për këtë gjë, ndërsa ata janë shprehur se askush nuk e do fanellën e tij dhe ende askush nuk ka porositur.

Porosi mund të bëhet të shitësit dhe ata pastaj mund të dhurojnë fanellën.

 

(Kosova Sot)