Atl. Madrid shmang humbjen në start

  • 19 August 2017 - 23:48
Atl. Madrid shmang humbjen në start

Atletiko mbetet Atletiko dhe në një mbrëmje të vështirë përballë një debutuese si Girona, që tregoi se nuk kërkon të jetë thjeshte vizitore në La Liga. Los Colchoneros u zgjuan nga gjumi në 12 minutat e fundit me Correan e Gimenezin që i dhanë një pikë që dukej e humbur në javën e parë të Primeras.

Në fakt, sfida e Gironës nisi me një 1 minutë heshje në nderim të viktimave të aktit terrorist të Barcelonës.

efekteLoja ndërkohë pati disa të vecanta për Atletikon, pasi Stuani u bë i pari lojtar që i shënon dy gola me kokë Atletikos brenda një ndeshje të vetme.

Përvec befasisë së Stuanit, Atletiko u detyrua gjatë ndeshjes të përballej dhe me një tjetër befasi atë të Antoine Griezzmann që u ndëshkua me të kuq në të 67-tën duke ja bërë pothuajse të pamundur kthimin e rezultatit formacionit të Simeones. Megjithatë goli i Correas në të 78-tën ndezi “shpirtin” rojiblanco të Atletikos që në të 85-tën me Gimenez mundi të barazojë rezultatin duke i dhënë një pikë të vyer madrilenëve.

(Kosova Sot)