Arsenali mendon për Barkleyn

  • 20 August 2017 - 09:49
Arsenali mendon për Barkleyn

Skuadra e njohur angleze, Arsenal nuk e ka ndërmend të ndalet duke e përforcuar ekipin.

Emri i ri në listën e ‘Topçinjve’, është ai i mesfushorit anglez Ross Barkley.

Mesfushori i talentuar ka dalë haptazi dhe ka kërkuar largimin nga skuadra aktuale Everton.

23-vjeçari po kërkon një skuadër më të madhe për të fituar trofe dhe Arsenali tani është futur fuqishëm në garë për të.

Sipas medieve angleze, Arsene Wenger e pëlqen mjaftë shumë mesfushorin dhe ka bërë gati një ofertë për të.

Londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 25 milionë funte për transferimin e Barkleyt në Londër.

(Kosova Sot)