Barcelona largon një yll nga skuadra (Foto)

  • 20 August 2017 - 10:47
Barcelona largon një yll nga skuadra (Foto)

Munir El Haddadi do të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji

Sulmuesi i ri spanjoll, Munir El Haddadi është në kërkim të një skuadre të re pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Interesim për Munirin kanë shfaqur katër skuadra: Deportivo de la Coruaa, Alaves, Crystal Palace dhe Sampdoria, shkruan mundo Deportivo.

Sipas Mundo Deportivos, klubi katalunas nuk do ta jap huazim lojtarin, por do ta shes përfundimisht.

Munir sezonin e kaluar ishte i huazuar nga Barcelona te Valencia për një sezon. 

(Kosova Sot)