Real Madridit fiton 88.5 milionë euro (Foto)

  • 22 August 2017 - 09:51
Real Madridit fiton 88.5 milionë euro (Foto)

Real Madrid ka fituar 88.5 milionë euro këtë sezon

Kjo verë ka qenë me bereqet për Real Madridin. Kampioni i Evropës dhe Spanjës ka arkëtuar 88.5 milionë euro nga pazaret që ka bërë gjatë kësaj vere, shkruan Marca.

Real Madrid ka shituar Alvaro Moratan për 80 milionë euro në Chelsea, Danilon për 30 milionë në Manchester City, James Rodriguezin për13 milionë në Bayern dhe Mariano për 8 milionë në Lyon.

Nga shitjet Reali ka fituar 131 milionë euro, derisa ka shpenzuar 42.5 milionë euro për blerjen e Theo Hernandez (26 milionë) dhe Dani Ceballos (16.6 milionë). Kështu, Real Madrid nga këto pazre ka arritur në të arkëtoj 88.5 milionë euro.

(Kosova Sot)