Barça heq dorë nga Coutinho, transferon ish yllin e Realit (Foto)

  • 22 August 2017 - 13:29
Barça heq dorë nga Coutinho, transferon ish yllin e Realit (Foto)

Barcelona tani ka kthyer sytë nga ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria

Drejtuesit e Barcelonës dalëngadalë po heqin dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Vendosmëria e Reds për mos ta shitur yllin brazilian, ka detyruar drejtuesit e Barcelonës që të mendojnë për planin B.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Barcelona tani ka kthyer sytë nga ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria

Barcelona do t’i shfrytëzoj në maksimum 10 ditët e mbetur të afatit kalimtar për ta blerë ish yllin e Real Madridit.

Kurse, edhe Paris Saint-Germain është e gatshme ta shes argjentinasin për ta lehtësuar buxhetin e klubit pas transferimit të Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro.

(Kosova Sot)