Unitedit i kthehen tre lojtarë nga lëndimi

  • 22 August 2017 - 18:35
Unitedit i kthehen tre lojtarë nga lëndimi

Jose Mourinho ka marrë lajme shumë të mira para ndeshjes së ardhshme në Premierligë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nga ndeshja e ardhshme mund të llogarit edhe në treshen Marcos Rojo, Luke Shaw dhe Ashley Young.

Të tre këta lojtarë kanë marrë pjesë në stërvitjen e sotme dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e ardhshme.

Rojo kishte munguar që nga prilli, pas një lëndimi të gjurit që kishte pësuar në çerekfinale të Europa Leagues ndaj Anderlechtit.

(Kosova Sot)