PSG shokon Barcelonën për Di Marian (Foto)

  • 23 August 2017 - 12:15
PSG shokon Barcelonën për Di Marian (Foto)

Paris Saint Germain i ka bërë me dije Barcelonës se Angel Di Maria është i paprekshëm

Drejtuesit e Barcelonës po hasin në vështirësi që të blejnë lojtarë edhe pse janë klub me renome, e po ashtu kanë edhe para.

Pas Liverpoolit, e cila ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Philippe Coutinhon, klubi nga Camp Nou ka marrë një goditje tjetër nga Paris Saint Germain.

Sipas "Le Parisien", klubi nga Ligue 1 i ka bërë me dije Barcelonës se Angel Di Maria është i pa prekshëm, përcjell Express.

Thuhet se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka telefonuar homologun nga Parisi, Nasser Al Khelaïfi për ta pyetur për Di Marian.

Por, Al Khelaïfi i ka bërë me dije që mos të mundohen në këtë drejtim pasi argjentinasi do të mbetet në Paris.

(Kosova Sot)