Marchisio i premton besnikëri Juventusit me vetëm dy fjalë (Foto)

  • 23 August 2017 - 15:56
Marchisio i premton besnikëri Juventusit me vetëm dy fjalë (Foto)

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka qenë i lidhur me një kalim te Milani.

Ka pasur thashetheme se Rossonerët janë të interesuar për lojtarin e Kombëtares italiane, ndërsa vetëm kanë filluar bisedimet me agjentin dhe Juven.

Lojtari nuk i kishte komentuar këto, por sot (e mërkurë) ai ka vendosur që të përgjigjet me një foto dhe një shkrim të shkurtët në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto të tij me fanellën e Juves duke e mbajtur dorën te logo dhe duke i bashkangjitur një shkrim: “Nuk nevojiten fjalët”.

Lojtari ka shkrua se nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij te Bianconerët. 

(Kosova Sot)