Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit tregon nëse Juve do ta transferojë Iniestan

  • 13 September 2017 - 13:00
Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit tregon nëse Juve do ta transferojë Iniestan

Menaxheri i përgjithshëm i Juventus, Beppe Marotta, beson se Andres Iniesta nuk do të larohet nga Barcelona as sezonin e ardhshëm.

Iniesta ka theksuar vazhdimisht se nuk është afër nënshkrimit të kontratës së re me Barçen, duke nxitur spekulime se ai mund të kalojë te Juve.

Megjithatë, mesfushori spanjoll është vlerësuar për performancen që pati në fitoren prej 3-0 të Barcelonës ndaj Juventusit të martën mbrëma në Ligë të Kampionëve.

“Ai është një kampion i madh, por ka kontratë me Barcelonën, të cilën sigurisht që do ta zgjasë”, ka thënë Marotta për La Sexta.

“Ai është shumë i rëndësishëm për të dhe mendoj se do të qëndrojë në Barcelonë”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)