UEFA nis masat disiplinore ndaj Celtic pasi tifozi i saj tentoi ta shqelmonte Mbappen

  • 13 September 2017 - 14:03
UEFA nis masat disiplinore ndaj Celtic pasi tifozi i saj tentoi ta shqelmonte Mbappen

UEFA i ka hapur procedurat disiplinore ndaj skuadrës skoceze, Celtic, pasi një tifoz i këtij ekipi u fut në fushë dhe tentoi ta godiste me shqelm sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, gjatë ndeshjes së parë grupore mes këtyre dy skuadrave në Ligë të Kampionëve.

Në pjesën e parë të ndeshjes të cilën Celtic e humbi me rezultat të thellë 5-0 ndaj francezëve, një tifoz u fut në fushë dhe zgjati shqelmin në tentim për ta goditur sulmuesin 18-vjeçar, por dështoi. 

Ai u kap dhe u largua nga fusha nga sigurimi, ndërsa më vonë policia konfirmoi se ai u arrestua.

Për ketë Celtic do të përballet me dënim nga UEFA.

Klubi do ta mësojnë cilat do të jenë sanksionet ndaj tij më 19 tetor, pasi bordi për kontroll, etikë dhe disiplinë i UEFA-s të merret me rastin.

Raportohet se ka shumë mundësi që masa që do të ndërmarrë UEFA ndaj skuadrës së Brendan Rogers do të jetë gjobë.


(Kosova Sot)