Werner ia bën me sy Realit

  • 13 September 2017 - 20:34
Werner ia bën me sy Realit

Timo Werner dëshiron që në të ardhmen të luajë për një klub të madh.

“Deri më tani, aventura me Leipzig ka qenë shumë e mirë dhe për këtë nuk është se kam menduar shumë se çfarë do të ndodhë në një, dy apo tre vitet e ardhshme”, tha Werner për Bild.

“Natyrisht, dua të luaj për një klub të madh dhe kam bindjen se edhe Leipzig do të bëhet klub i madh". 

"Në Spanjë janë tri klube, Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Në Angli janë më shumë, ndërsa edhe Bayern Munich gjithashtu është klub i madh, por momentalisht nuk jam i shqetësuar për të ardhmen”, shtoi më tej talenti gjerman. 

(Kosova Sot)