Conte: Gjashtë skuadra për titull

  • 20 September 2017 - 15:15
Conte: Gjashtë skuadra për titull

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, beson se gjashtë skuadra janë në garë për ta fituar titullin në Ligën Premier.

Conte thotë se është herët të shikohet renditja në Ligën Premier.

“Ju e dini shumë mirë që në Angli ka pesë apo gjashtë skuadra top”.

“Skuadrat e Manchesterit janë në këtë mes prej gjashtë skuadrave. Është normale”.

“Është normale për United dhe Citym që të jenë garuese dhe të luftojnë për titull në garat ku marrin pjesë. Është normale”.

“Ideja ime për futboll është që të jesh skuadër dhe të mundohesh të vësh në pah karakteristikat individuale të lojtarëve”.

“Tani jemi duke i rimëkëmbur Hazard që vjen nga një lëndim i madh dhe Pedro pas nisjes së sezonit në mënyrë të keqe me lëndim”

“Jemi duke u munduar t’i zgjedhim disa situata të vështira siç kanë Cahill me tri ndeshje suspendim dhe David Luiz…”, ka thënë Conte.

(Kosova Sot)