Moratti: Nuk do t’i blej aksionet e Thohirit

  • 20 September 2017 - 15:46
Moratti: Nuk do t’i blej aksionet e Thohirit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka këmbëngulur se ai nuk do të blejë aksione nga Erick Thohir.

Manjati i naftës ka shitur 70 për qind të aksioneve të klubit te biznesmeni indonezian, pra se të shesë aksionet e mbetura te Grupi Suning.

Ishte sugjeruar se Thohir mund të shesë pjesën e tij prej 30 për qind te Moratti, pasi u përfol që ai mund të kthehet në bord për ta rikthyer klubin në maje të futbollit evropia.

“Jo, absolutisht nuk do të blej aksionet e Interit nga Thohir”.

“Unë tashmë kam pasur 30 për qind, të cilën e kam shitur, pse duhet ta blej sërish”, potencoi Moratti për Ansa.

Moratti po ashtu ishte pyetur për barazimin ndaj Bolognas me rezultat 1-1 dhe ai pati kritika të ashpra.

“Mendoj se Interi duhet të jetë më ndryshe nga ajo që kam parë në Bolonjë. Ishte një ndeshje brutale, ndoshta për shkak të lodhjes ndaj Crotones”.

“Jam i sigurt se është vetëm një lëshim rasti dhe Interi i madh me lojtarët e mëdhenj do të kthehet sepse Spalletti është trajner i madh”, ka thënë Moratti. 

(Kosova Sot)