​“Icardi dhe Perisic nuk janë top lojtarë”

  • 20 September 2017 - 17:00
​“Icardi dhe Perisic nuk janë top lojtarë”

Kapiteni Mauro Icardi dhe anësori Ivan Perisic konsiderohen si dy lojtarët më të mirë të Interit

Por, sipas legjendës së kësaj skuadre, Luis Suarez, asnjëri prej këtyre dy futbollistëve nuk është top lojtarë dhe nuk do ta drejtojnë Interin drejt titullit të Serie A.

Ai tha se Inter është duke u ndërtuar dhe një hap mbrapa Juventusit dhe Napolit.

“Krahasimi i Interit me Napolin dhe Juventusin padyshim që është i ekzagjeruar dhe i pamatur. Për momentin ata janë duke e ndërtuar skuadrën, me shumë lojtarë të mirë dhe trajner të mirë”, tha Suarez për CalcioNews24.

“Icardi dhe Perisic nuk janë top lojtarë. Icardi është kapiten dhe lojtar shumë i rëndësishëm për Interin. Ai nuk është superyll, për të qenë duhet të fitojë diçka në Evropë dhe me Argjentinën. Deri me tani e kemi parë vetëm në Itali”. 

(Kosova Sot)