​Bild publikon një detaj që tregon se Lewandowski po shkon në Real

  • 20 September 2017 - 17:09
​Bild publikon një detaj që tregon se Lewandowski po shkon në Real

Robert Lewaqndowski mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit të skuadra gjermane, Bayern Munich

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ende nuk e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich, por ka dhënë disa shenja të qarta.

Fillimisht kishte kritikuar skuadrën që nuk po transferon lojtarë të mëdhenj, me të cilët do të mund të përmbushte ëndrrën e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sipas Bild, Lewandowski ka filluar kursin e gjuhës spanjolle, në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetë i gatshëm kur të transferohet në Real Madrid.

Mbetet të shihet nëse Reali do të tentojë transferimin e tij në vitin 2018, kur Lewandowski do të jetë pothuajse 30 vjeçar.

(Kosova Sot)