Mane: Qëndrimi i Coutinhos na lumturoi, ai është i rëndësishëm për të gjithë

  • 21 September 2017 - 18:43
Mane: Qëndrimi i Coutinhos na lumturoi, ai është i rëndësishëm për të gjithë

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se ishte kritike që mbanin shokun e skuadrës Philippe Coutinho nga kthetrat e Barcelonës.

Mane, i cili aktualisht është duke vuajtur një pezullim për kartonin e tij të kuq kundër Manchester Cityt, këmbëngul se ishte e rëndësishme për Liverpoolin që të mbajë Coutinho këtë verë.

Sipas Manes qëndrimi në klub i magjikut brazilian i ka bërë të lumtur të gjithë në skuadër.

“Nuk ishte e rëndësishme vetëm për mua, por edhe për të gjithë klubin që Phil qëndroi këtu”, ka thënë fillimisht Mane për ESPN FC.

“Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë, një lojtar i rëndësishëm”.

“Ne jemi të lumtur ta shohim atë të qëndrojë me ne”, përfundoi anësori i Reds.

(Kosova Sot)