FIFA: Këta janë tre kandidatët për trajnerin e vitit

  • 22 September 2017 - 16:17
FIFA: Këta janë tre kandidatët për trajnerin e vitit

Allegri, Conte dhe Zidane janë tre të nominuarit nga FIFA për çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2017.

FIFA ka zbuluar listën prej tre trajnerëve të nominuar për çmimin e më të mirit për vitin që lamë pas.

Massimiliano Allegri i Juventusit, Antonio Conte i Chelsea dhe Zinedine Zidane i Real Madridit, janë tre kandidatët e nominuar për çmimin e trajnerit të vitit për 2017.

Conte triumfoi në Premierligë, Allegri fitoi Serinë A dhe Kupën e Italisë, ndërsa Zidane fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, që shihet edhe si favoriti kryesor për ta rrëmbyer këtë çmim. 

(Kosova Sot)