Zyrtare: Këta janë tre kandidatët për çmimin “The Best”

  • 22 September 2017 - 16:18
Zyrtare: Këta janë tre kandidatët për çmimin “The Best”

Messi, Neymar dhe Ronaldo janë të nominuarit për çmimin “The Best”.

Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo janë tre kandidatët e nominuar për çmimin e FIFA-s “The Best” (lojtari më i mirë për vitin 2017).

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është fituesi aktual i këtij çmimi dhe favoriti për ta rrëmbyer sërish, pas katër titujve të fituar me Real Madridin në vitin 2017.

Bëhet e ditur se fjalën përfundimtare për fituesin e këtij çmimi do ta kenë Cafu, Landon Donovan, Enzo Francescoli, Diego Maradona, Carles Puyol, Carlos Valderrama dhe Edwin van der Sar.

Fituesi i këtij çmimi do të mësohet me 23 tetor. 

(Kosova Sot)