Reali i Zidane si Barcelona e Guardiolas? Kështu përgjigjet Valverde

  • 22 September 2017 - 20:58
Reali i Zidane si Barcelona e Guardiolas? Kështu përgjigjet Valverde

Valverde nuk ka dashur të komentojë nëse Reali i Zidane është si Barcelona e Guardiolas.

Zinedine Zidane ka fituar shumë tituj me Real Madridin në vetëm pak vite në krye, teksa ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve duke triumfuar dy herë me radhë.

Të shumtë janë ata që filluan të krahasonin këtë Madrid me Barcelonën shumë të suksesshme të Pep Guardiolas.

Por, dështimi në tri ndeshje me radhë në “Santiago Bernabeu” (dy barazime, një humbje), ka ngjallur dyshime nëse me të vërtetë kjo është epoka e Realit.

Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili dha një mesazh të qartë se çdo ekip ka momente të mira dhe të këqija gjatë një sezone.

“Dy muaj më parë, Real Madridi është krahasuar me Barcelonën e Guardiolas. A mendoni ju se Madridi mund të krahasohet me Barçën e Guardiolas? Futbolli është javë pas jave. Disa ngritën, disa bien. Disa do të hyjnë në krizë, disa do të dalin. Deri në maj gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Valverde. 

(Kosova Sot)