Flet De Biasi pasi u emërua trajner i Alaves

  • 22 September 2017 - 22:18
Flet De Biasi pasi u emërua trajner i Alaves

Alaves ka emëruar trajner De Biasin.

Klubi spanjoll, Alaves, ka bërë të ditur se ka emëruar si trajner ish përzgjedhësin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasin.

Italiani u shpreh tejet i lumtur për këtë aventurë të re, i cili pritet të jetë në tribuna të shtunën për ndeshjen që skuadra e tij e re e zhvillon me Real Madridin.

“Kam kënaqësinë më të madhe të ju njoftoj se do të jem trajner i Deportivo Alaves. Është kënaqësi për mua të jem trajner i këtij klubi”, ka shkruar De Biasi në rrjetet sociale.

(Kosova Sot)