Klubi nga Premierliga ofroi 75 milionë për Costan

  • 23 September 2017 - 10:46
Klubi nga Premierliga ofroi 75 milionë për Costan

Everton i kishte ofruar Chelseas 75 milionë për Diego Costan

Diego Costa e ka pasur një ofertë të majme nga Evertoni. Këta të fundit i kishte ofruar Chelseas 75 milionë për sulmuesin spanjoll.

Por, Costa kishte refuzuar kalimin te Evertoni, pasi dëshironte transferimin vetëm te Atletico Madrid, shkruan Marca.

Kurse, skuadra e Milanit kishte kërkuar huazimin e Costas, deri në janar, por edhe këtë mundësi e kishte refuzuar.

Më në fund Costas iu realizua ëndrra për rikthim në Atletico, te cili klub do të luajë që nga janari.

(Kosova Sot)