Me golat e spanjollëve Chelsea i kthehet fitoreve në Ligën Premier (Foto)

  • 23 September 2017 - 17:55
Me golat e spanjollëve Chelsea i kthehet fitoreve në Ligën Premier (Foto)

Chelsea ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 0-4 në Ligën Premier.

Vendasit u treguan të rrezikshëm në disa raste, por Blutë ishin konkretë.

Goli i parë në takim u shënua nga Alvaro Morata në minutën e dytë pas asistimit nga Cesar Azpilicueta.

Pas tij shënoi spanjolli tjetër, Pedro, i cili me një gjuajte të mirë në minutë 30-të thelloi epërsinë në 2-0.

Morata shënoi edhe në minutën e 77-të për golin e qetësisë. Kurse het-trikun e kompletoi në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Antonio Conte renditet në pozitën e tretë me 13 pikë, kurse Stoke në vendin e 15 me pesë pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj Manchester Cityt, kurse skuadra e Xherdan Shaqirit ( i cili luajti gjatë gjithë takimit) do përballet ndaj Southamptonit. 

(Kosova Sot)