Conte: Morata është fantastik, ia jap edhe vajzën për grua

  • 24 September 2017 - 14:31
Conte: Morata është fantastik, ia jap edhe vajzën për grua

Chelsea ka arritur një fitore të vlefshme në udhëtim tek Stoke City 0-4.

Kjo fitore erdhi falë një paraqitje brilante nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata që shënoi het-trik.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë futbollistin spanjoll.

Conte ka thënë se Morata përveç që është një futbollist i madh është edhe një djalë i shkëlqyer jashtë fushës sa që do të dëshironte t’ia jepte vajzën për grua.

“Alvaro është një futbollist i mrekullueshëm, me transferimin e tij kemi bërë një investim të mirë. Është një sulmues i kompletuar dhe e kupton lehtë se çfarë duhet të bëjë në fushë”, deklaroi Conte.

“Morata mund të rritet edhe më shumë dhe besoj se do t’ia dalë nëse vazhdon të stërvitrt kështu”.

Antonio Conte duke përgëzuar Moratan për golat e shënuar

“Atë e pret një e ardhme e ndritur dhe jam i bindur për këtë. Morata edhe jashtë fushe ka një sjellje të shkëlqyer, është nga ata djem që do dëshiroje t’i jepje vajzën për grua”, u shpreh Conte.

Conte dhe Morata kanë punuar së bashku edhe në kampionatin italian tr Juventus.

Spanjolli iu bashkua Chelseat nga Real Madrid, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në Ligën Premier.

(Kosova Sot)