PSG i ofron bonuse Cavanit për t’ia lënë penalltitë Neymarit, uruguaiani i refuzon

  • 25 September 2017 - 12:42
PSG i ofron bonuse Cavanit për t’ia lënë penalltitë Neymarit, uruguaiani i refuzon

Incidenti mes Neymarit dhe Edinson Cavanit në derbin ndaj Lyonit vazhdon të komentohet në Francë.

Gazeta ‘El Pais’ ka zbuluar një fakt shumë interesant rreth kësaj çështje.

Besohet se uruguaianit i është ofruar një milionë euro bonuse, e gjitha kjo që t’ia lënë penalltitë braziliani.

Por, sipas burimit të lartpërmendur, Cavani ka refuzuar menjëherë ofertën.

Ish-ylli i Napolit duket se është future një luftë inatesh me ish-yllin e Barcelonës dhe për asgjë në botë dhe asnjë çmim nuk dëshiron t’ia len penalltie.

30-vjeçari ditë më parë kishte thënë se nuk ka probleme me Neymarin dhe këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe mbesin në fushë, por duket se këto fjalë i ka harruar.

Cavani ka shënuar shtatë gola këtë sezon dhe një asistim, kurse anësori brazilian katër gola dhe katër asistime. 

(Kosova Sot)