Zidane shokon Perezin

  • 25 September 2017 - 15:19
Zidane shokon Perezin

Zidane nuk dëshiron prurje të reja në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Marca, Zinedine Zidane i ka kumtuar lajmin numrit një të klubit, Florentino Perez, se nuk e dëshiron lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Është raportuar se Reali do të tentojë të nënshkruaj me një 9’sh në janar, duke parë fillimin e dobët të sezonit, pasi Los Blancos kanë mbetur shtatë pikë prapa Barcelonës.

Edhe tifozët duan një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzeman, pas largimit të Alavaro Moratas, por Zinedine Zidane nuk dëshiron lojtarë tjerë.

69 % e tifozëve në anketën e bërë nga Marca mendojnë se Reali ka nevojë për një sulmues dhe se duhet të blejë lojtarë në janar, ndërsa 31 % e mendojnë të kundërtën.


(Kosova Sot)