​Maffeo e ndali Messin, shpërthen në kritika

  • 25 September 2017 - 16:52
​Maffeo e ndali Messin, shpërthen në kritika

Pablo Maffeo e ndali Leo Messin në ndeshjen Girona – Barcelona

Mesfushori Pablo Maffeo ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Barcelonës, ku ndali yllin e kësaj skuadre Leo Messi.

Detyra e tij e vetme në këtë takim ishte që të ruante Messin, duke mos u interesuar fare për topin, por vetëm për argjentinasin.

Kjo detyrë e vënë nga trajneri e ka dëshpëruar lojtarin, i cili thotë se kështu nuk luhet futboll.

“Kjo mënyrë e lojës ta shpif”, i kishte thënë Maffeo një bashkëlojtari, pasi ishte zëvendësuar ndaj Barcelonës.

Pavarësisht se ndali Messin, skuadra e tij Girona u mposht me rezultat 3:0. 

(Kosova Sot)