Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta

  • 25 September 2017 - 20:07
Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta

Shumë yje dhe emra të mëdhenj të futbollit botëror do të mbesin pa kontrata në verën e vitit të ardhshëm, 2018.

Vera e vitit 2018 mendohet të jetë shumë e nxehtë sa i përket afatit të transferimeve.

Kjo pasi shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe botëror do të mbesin pa kontrata, duke mbetur si agjentë të lirë për të zgjedhur destinacionin.

Ndër ta më i njohuri është pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën e tij aktuale me Barcelonën që përfundon në verën e vitit të ardhshëm, shkruan Telegrafi.

Në formacionin e përpilur me yjet që mbesin pa kontrata, dhe do të ishte shumë skuadër e fortë nesh do transferoheshin të gjithë në një skuadër, është edhe bashkëlojtari i tij, Andres Iniesta dhe dyshja e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe treshja e Manchester Unitedit, Ander Herrera, Juan Mata dhe Dalay Blind, të cilët ende nuk kanë rinovuar kontratat e tyre.

Pa kontrata mbesin edhe yjet e Djajve të Kuq

Në mbrojtje janë edhe mbrojtësi brazilian i Interit, Mirada, ai i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe spanjolli i Atletico Madridit, Juanfran

Në portë është legjenda spanjolle e Real Madridit, Iker Casillas, i cili mbetet pa kontratë në verën e 2018-tës me klubin portugez, Porto.

Edhe banka rezervë e këtij formacioni është e mbushur me yje, ku ndër ta janë Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli, Arjen Robben dhe Frank Ribery. 

(Kosova Sot)