“Icardi dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te Interi, ëndërron tripletën”

  • 25 September 2017 - 21:13
“Icardi dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te Interi, ëndërron tripletën”

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardti, Wanda Nara ka thënë se sulmuesi argjentinas mund të mbetet si kapiteni i Interit për gjithë pjesën tjetër të karrierës së tij.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e para të Serie A këtë sezon, por kjo nuk do të thotë që ai do të largohet nga klubi nëse ofrohet një ofertë e madhe.

Këtë e ka thënë gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, e cila ka theksuar se Icardi mund ta përfundoj karrierën e tij te Nerazzurrët, pasi ëndërron të fitoj shumë trofe me klubin, ndër to edhe kurorën e trefishtë apo tripletën.

“A mundet Icardi të mbetet përgjithmonë si kapiteni i Interit?”, kjo është tema të cilën e ka folur Wanda në fillimin e librit të saj të ri.

“Unë jam një Interist, kështu që unë shpresoj kështu”, ka thënë fillimisht Wanda Nara.

“Shpresoj që Mauro të qëndrojë, ai ka vetëm një gjë në mendjen e tij. Ai është kokëfortë dhe ai do të arrijë ëndrrat e tij”.

Icardi së bashku me gruan dhe agjenten e tij, Wanda Nara!

“Ai gjithmonë ka thënë se dëshiron të fitojë me Interin”, shtoi agjentja dhe gruaja e tij.

“A është ëndërr tripleta? Po, shpresojmë të jetë kështu”.

“Kur Interi humbet, Mauro nuk flet me mua për gjysmë dite – nganjëherë më shumë!”, përfundoi Nara. 

(Kosova Sot)