Giggs mesazh Berryt pasi ia theu rekordin e madh të Premierligës

  • 25 September 2017 - 21:47
Giggs mesazh Berryt pasi ia theu rekordin e madh të Premierligës

Gareth Barry sonte ka luajtur ndeshjen e tij të 633 në Premierligë, duke thyer rekordin e Ryan Giggs me 632 ndeshje

Vetëm pak minuta pasi Gareth Barry ka thyer rekordin e Ryan Giggs për më së shumti paraqitje në Premierligë, nuk ka vonuar urimi i uellsianit.

Giggs ka thënë se kjo është një arritje e madhe dhe shpreson se Barry do të luaj edhe shumë ndeshje të tjera.

“Përshëndetje Gareth, përgëzime që keni thyer rekordin tim për më së shumti paraqitje në Premierligë. Kjo është arritje e madhe. E di që je profesionist, por të luash aq shumë ndeshje në nivelin më të lartë është arritje masive. Urime shoku dhe shpresoj se do të luash edhe shumë ndeshje tjera”, ka thënë Giggs në një video. 

(Kosova Sot)