Brozovic largohet nga Kroacia

  • 07 October 2017 - 16:19
Brozovic largohet nga Kroacia

Brozovic është larguar nga skuadra e Kroacisë dhe nuk do të luajë kundër Ukrainës.

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është larguar nga skuadra e Kroacisë dhe nuk do të luajë kundër Ukrainës për shkak të një dëmtimi që pësoi kundër Finlandës.

Mediat kroate raportojnë se lojtari është nisur për Itali ku do t’i kryejë testet mjekësore dhe konsultohet me stafin mjekësor të Interit për shqetësimin që ka.

Ai do të jetë një humbje e madhe për Kroacinë, që kundër Ukrainës u duhet patjetër fitorja nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Kupën e botës “Rusia 2018”.

Kroacia do të jetë gjithashtu pa mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.


(Kosova Sot)