Di Maria i befason të gjithë me skuadrën e re

  • 10 October 2017 - 17:26
Di Maria i befason të gjithë me skuadrën e re

Angel di Maria do të largohet nga PSG më së largu verën e ardhshme, sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery

Ylli argjentinas, Angel di Maria nuk ka të ardhme në PSG, për shkak se trajneri Unai Emery preferon lojtarë të tjerë para tij.

Sipas The Sun, Di Maria prite të largohet për të kaluar të ndonjë skuadër e kampionatit kinez.

29 vjeçari ishte pranë largimit edhe gjatë verës së kaluar, me disa skuadra të mëdha evropiane të interesuara për të, në mesin e të cilave edhe Barcelona. 

(Kosova Sot)