​88 milionë euro vetëm për renovimin e kontratës

  • 12 October 2017 - 15:03
​88 milionë euro vetëm për renovimin e kontratës

Leo Messi ka kontratë me Barcelonën vetëm deri më 30 qershor të vitit 2018 dhe ende nuk ka nënshkruar kontratën e re

Sulmuesi argjentinas, Leo Messi mund të përfitojë 88 milionë euro vetëm për të vazhduar kontratën me Barcelonën.

Kjo nuk është e gjitha, pasi Messi me kontratën e re do të përfitojë edhe 550 mijë euro në javë, apo 26.5 milionë euro në vit.

Sipas Daily Mail, ky bonus rekord do të paguhet nga klubi katalanas, menjëherë pasi t t’i japin kompanisë Nike të drejtat e emrit të stadiumit Camp Nou.

Për Messin është duke u interesuar skuadra e Manchester Cityt, e cila ka gati 400 milionë euro.

(Kosova sot)