< Mertens: Mos më krahasoni me Maradonan - Sport - Kosova Sot
Mertens: Mos mė krahasoni me Maradonan

Mertens: Mos mė krahasoni me Maradonan

Ylli belg, Dries Mertens nuk dëshiron të krahasohet me legjendën e Napolit dhe futbollit, argjentinasin Diego Maradona, pasi sipas tij ai e bëri historinë e futbollit.

Anësori i kombëtares së Belgjikës ka qenë në formë mahnitëse pasi që është transferuar në qendër të sulmuesit, duke shënuar gola gola me ekipin italian.

Disa ndeshje të luajtura nga Mertens në mënyrën më të mirë kanë bërë që të krahasohet me heroin më të madh të Napolit, Maradonan.

Megjithatë, Mertens ka bërë me dijë që nuk duhet të krahasohet me një legjendë si Maradona, pasi e ka shkruar historinë e futbollit.

Mertens është lojtari kryesor i Napolit në dy sezonet e fundit!

“Maradona është një legjendë, ju mund të bëni krahasime mes golave, por jo si lojtarë”, ka thënë fillimisht Mertens në një intervistë me Guerin Sportivo.

“Është mirë për mua, por kam shumë respekt: Maradona është një legjendë dhe ka bërë histori me topin, niveli im është një tjetër”.

“Unë jam Dries, dua të mbaj këmbët e mia në tokë dhe të ndihmoj ekipin”, përfundoi ylli belg i Napolit.

Ndryshe, Mertens në sezonin e kaluar te Napoli shënoi 34 gola në 45 paraqitje, ndërsa këtë fillim sezoni ka nëntë gola nga 11 paraqitje.

(Kosova Sot)

16 orë e 3 minuta më parë