Adriano rrëfen depresionin pas vdekjes së babait, kërkon t’i kthehet përsëri fushave të blerta

  • 12 October 2017 - 21:48
Adriano rrëfen depresionin pas vdekjes së babait, kërkon t’i kthehet përsëri fushave të blerta

Ish-sulmuesi i Interit, Parmës, Romës dhe Fiorentinas, Adriano diskutoi për depresionin që bllokoi karrierën e tij dhe pse në moshën 35 vjeçare dëshiron të kthehet përsëri në fushat e blerta.

Futbollisti brazilian i njohur ndryshe si “L’Imperatore” apo “Perandori” konsiderohej fitues i ardhshëm i Topit të Artë me gjithçka që kërkohej për të dominuar sportin.

Megjithatë, ai kurrë nuk u shërua plotësisht nga shoku që përjetoi pas vdekjes së babait të tij nga një atak në zemër në Brazil, kur ai ishte në Itali.

“Pas vdekjes së babait tim, unë u futa në një tunel depresioni”, ka thënë fillimisht Adriano për TV Globo.

 

“Nuk munda të dilja jashtë, për tre apo katër muaj isha i thyer nga brenda. Kam pasur përkrahje psikologjike, të gjithë Interi qëndronin pranë meje dhe ekipi u përpoq të më ndihmonte, por depresioni ishte shumë më i madh dhe më i fortë se sa që unë mund të trajtoja”.

“Vendosa të kthehesha në Brazil dhe në 2006 u ktheva në Sao Paulo. Jose Mourinho më kërkoi të kthehesha në Inter, por nuk ishte e njëjta gjë, nuk isha aq e fortë sa më parë”.

“Nuk kisha forcën mendore të luaja jashtë vendit, pasi doja të isha pranë familjes sime dhe se më mungonte shumë Brazili. Pra, shumë. Vetëm falë familjes sime nuk erdhi një rrugë shumë më e errët”.

Adriano ishte kaq i tronditur saqë filloi të pinte së tepërmi, zhdukej për ditë të tëra dhe nëna e tij pranoi se kishte frikë djali i saj se do të bënte vetëvrasje.

Braziliani ka pasur kohë të shkurta në Flamengo, Roma, Corinthians, Atletico Paranaense dhe Miami United, por në mënyrë efektive u tërhoq në maj të 2016 kur u largua nga klubi amerikan pa shpjegime.

“Megjithëse nuk isha duke luajtur, unë mbeta në formë. Dua të kthehem në stërvitje, madje pa ndonjë klub. Dua ta bëj për veten, për të provuar se mund t’i kapërcej kufizimet e mia. Kjo është mënyra e vetme për të kuptuar nëse unë ende mund të luaj apo jo”, përfundoi sulmuesi brazilian.

(Kosova Sot)